“Kjo kastë duhet shkulur”, Jozefina Topalli ia numëron ‘një më një’ Lulzim Bashës pas marrëveshjes, nuk kursen as Ramën

Menjëherë pas marrëveshjes së Këshillit Politik për administrimi zgjedhor, ka reaguar edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Topalli nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha teksa shkruan se ata janë bashkë.

Ndërsa në reagimin e tij Rama nuk ka kursyer edhe ironinë e tij ku thekson se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor siç ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë siç ata e deshën.

Reagimi i Topallit:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.
Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mamdatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…

Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”

Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke.
Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte.
Kjo kase politike e korruptuar duhet shkulur!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...