I rëshkiti këmba duke bërë punët e shtëpisë : Kryemadhi shfaqet duke çaluar dhe e fashuar tek

Një ditë më parë ndërsa bëheshin ecejakje nga rezidenca e ambasadores Yuri Kim nëpër selitë apo zyrat e shefave të anëtarëve të Këshillit Politik, ra në sy kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ju bashkua takimit të Lulzim Bashës me Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin në selinë blu.

 

Fax News filmoi mbërritjen e Kryemadhit në selinë e PD-së, ndërsa kërkoi të mos filmohej, e cila që kur zbriti nga makina u pa krahu i saj i fashuar dhe që ecte duke çaluar.

 

Lidhur me këtë, Faxweb.al u interesua tek burimet pranë Kryemadhit, për shkaqet e kësaj shfaqjeje të saj pasi ngriti jo pak pyetje duke qenë se rreth 2 javë më parë është përfshirë edhe në një përp lasje me efektivët e Policisë tek Teatrit Kombëtar.

 

Burime bëjnë me dije se Kryemadhit i ka ndodhur një inc ident në banesën e saj teksa merrej me punët e shtëpisë, pasi i ka ikur këmba dhe ka rëshkitur e për pasojë ka dëmtuar kaviljen si dhe ka dëmtuar pak dorën e majtë.

 

Teksa ky detaj është komentuar gjerësisht, përfshirë edhe mediat, fatmirësisht Kryemadhi nuk ka ndonjë problem serioz apo shqetësues me shëndetin

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...