Alma Çupi kallëzon Blendi Fevziun në SPAK: Turp i madh, më ka vjēdhur emisionin

Gazetarja shumë e njohur, autorja e emisionit “Histori Shqiptare”, në televizionin e shumëfamshëm “Klan”, Alma Çupi, u paraqit sot në orën 12:00, në dyert e SPAK-ut.

Gazetarët që u ndodhën aty, panë një skenë shumë të panatyrshme. Gjithë ajo gazetare e qeshur dhe e gëzuar, ishte përlotur dhe trishtuar shumë.

 

Kjo ishte ndoshta arsyeja, që fiks në orën 13:00, gazetaren e priti i madhi, vetë kryetari i SPAK-ut.

Bisedën mes tyre, si zakonisht, e regjistroi dhe e paraqiti për publikim, korespodenti i rubrikës sonë satirike “Tej e Këtej”. Ja biseda e plotë:

 

Kryetari i SPAK: Përse keni ardhur zonjë dhe çfarë i kini gjithë këto lot?! Nuk qan njeriu kurrë në SPAK, sidomos kur nuk është i pandehur.

Alma Çupi: Ç’të të them zoti kryetar, më vjen shumë shumë rëndë, që kam ardhur dhe sidomos që kam ardhur për të bërë një denoncim! Kurrë nuk kam denoncuar në jetën time dhe kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend, që do të vinte kjo ditë, ku unë do të denoncoja një koleg!

 

Kryetari i SPAK: Futu në temë, zonja gazetare, sepse nuk kam dhe kohë! Siç e di, ti dhe çdo shqiptar, kemi punë shumë të rëndësishme këtu.

Alma Çupi: Po futem direkt zoti kryetar! Kam ardhur dhe dua të denoncoj Blendi Fevziun!

Kryetari i SPAK: Blendi Fevziun?! Po kjo nuk është kompetenca jonë moj zonjë! Duhet të shkoni në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, te Elisabeta. Ne jemi këtu, për figura shumë të rëndësishme e lart.

 

Alma Çupi: E di zoti kryetar, por për mua dhe botën ku jetojmë, Fevziu hyn në kategorinë e atyre fare lart. Besoj se ju jeni në dijeni, për rëndësinë e zotit Fevziu?

Kryetari i SPAK: Jam, si s’jam! Po çfarë të ka bërë ty, ky Fevziu, moj zonjë?

 

Alma Çupi: Si ç’më ka bërë zoti kryetar?! Nuk e keni parë ju?! Më ka vjedhūr emisionin. Ka dy emisione rresht, që po del nëpër Shqipëri, nëpër fshatra, male, dete, pyje, lumenj dhe po bën emisionin tim, nën emrin “Opinion”! Ka dy javë që bërtet, Lumi i Shalës, Lumi i Shalës, thotë. Do ta shihni nesër, do ta shihni javën tjetër, do të shihni klipin sot dhe vazhdimisht të plotë… Ç’nuk thotë! Edhe Ilir Metës në intervistë i futi klipin e lumit të Shalës. Dhjetë minuta e la pa gojë dhe me Kushtetutë në dorë… Ç’të të them?!

Kryetari i SPAK: Po mirë, çfarë emisioni bën ti moj vajzë, që paske bërë kaq xheloz Fevziun dhe ai ta paska vjedhūr?

 

Alma Çupi: Emisioni im titullohet “Histori Shqiptare” zoti kryetar. Më vjen shumë rëndë me këtë denoncim, se jemi dhe në të njëjtin televizion! S’ka më keq kur denoncimi bëhet brenda për brenda… Por s’kam ç’bëj!

Kryetari i SPAK: Aaaahhhhh, po, po, po, tani e kuptova! Ti qenke Alma Çupi. Në fillim më ngjave shumë me të, por qenke ajo vërtet! Se nuk u prezantuam në fillim… Po ku e bën dot emisionin tënd Blendi Fevziu, moj vajzë? Ti s’ke lënë gërxhe, male, fusha, dete, pa shkelur dhe ushqim pa provuar. Ku të kap dot Fevziu i shkretë ty?

 

Alma Çupi: Të kap zoti kryetar, se Fevziu nuk ka turp dhe kudo shkon si VIP. Kudo ku shkon, ai nuk tregon natyrën, por veten dhe vipllëkun. Tregon rroba firmato, 82 herë më të shtrenjta se të Erion Veliajt. Natyrën e ka kaluar në plan të tretë. Unë jap jetën për natyrën, ndërsa Fevziu bën poza nëpër ujra. E vrēt natyrën dhe del në kamera vetëm vetë. As Bleona Qerreti nuk e ndjek kamerën, sa Fevziu. E ha të gjallë kamerën… Pale sa ha zoti kryetar! Për ushqimin e kam fjalën… E habiti gjithë katundarinë në ngrënie. Në dy orë emision, ha pesë herë.. Ç’të të them zoti kryetar? Jam e detyruar për këtë denoncim, më kupton? Po më gllabëron emisionin.

 

Kryetari i SPAK: Të kuptoj moj vajzë, si s’të kuptoj? Po të mos të kuptoja nuk do të isha këtu, por unë mendoj që të mos e bësh këtë denoncim! Dhe e di pse them?

Alma Çupi: Jo.

Kryetari i SPAK: Them, sepse, sapo të hapen kufijtë dhe të fluturojnë aeroplanët a parë, Fevziu ikën vajzë, fluturon! Sepse, siç e di edhe ti, Fevziu është njeriu i botës, moj vajzë. Ku pyet Fevziu për Shqipërinë! Tani e ka zënë halli nga puna e mbylljes dhe po i jep pak famë lumit të Shalës dhe pyjeve tona, nga fama e tij. Sa të ngrihet aeroplani i parë, Fevziu niset. E bëri dhe lajm nisjen e rradhës. Ja tha asaj të Piter Panit, Alketës. E pyeti Alketa, ku do të nisesh për herë të parë pas hapjes dhe Fevziu i’u përgjigj se, sa të ngrihen avionët do të niset për Islamabad. Të gjithë shqiptarët e dinë, që Fevziu me aeroplanin e parë niset drejt kryeqytetit të Pakistanit. Ndërsa këtu në Shqipëri, prap ti me emisionin dhe unë me SPAK-un do të mbetemi. Kështu që për mua, më mirë mos e denonco! Prit njëherë…

 

Alma Çupi: Jo, jo, e kam vendosur! Këtë të lumit të Shalës nuk ja fal kurrë. Do t’i shkoj deri në fund, le të bëhet ç’të bëhet!

Kryetari i SPAK: Ti e di, unë të thashë vetëm mendimin tim. Se ai lart dhe ambasada nuk besoj se do të na lejojnë…

Alma Çupi: Cili është ai lart? Vetëm Zoti është lart, zoti kryetar.

Kryetari i SPAK: Po jo moj vajzë, ç’ne Zoti moj vajzë! Kush e ka parë Zotin, që ta shohim ne të dy? E kam fjalën për këtë tonin lart.

 

Alma Çupi: Edi Rama mo?

Kryetari i SPAK: Po pra, kush tjetër?

Alma Çupi: Kuptova. Po ambasada? Yuri Kimi mo? Ç’punë ka ajo me Fevzon? Me gjithë këto reforma që po bën ajo…

Kryetari SPAK: Po pra po edhe kjo e Fevziut reformë është, reformë e madhe bile…

Këtu kryetari i SPAK-ut u çua dhe biseda u mbyll.

marre nga TPZ

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...