Një makinë policie është áksidèntùar në Lezhë pasi ka dalë nga rruga teksa po ndiqte një të kërkuar. Personi i cili dyshohet se ishte në kërkim, po drejtonte një automjet dhe Policia iu vu në ndjekje.

Teksa ndiqnin automjetin e këtij personi, makina e Policisë me shpejtësi të lartë dhe me disa efektivë brenda, doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.

Policët përfunduan në spital me dëme të lehta teksa kësaj radhe personi në kërkim arriti t’iu shpëtojë.

Marre nga shkodra web