Një aksident me pasojë vd ekje është regjistruar fshatit Dritaj të Prrenjasit. Mësohet se vi ktima është një 34-vjeçar nga Korça i identifikuar me inicialet I.D.

 

Dyshohet se 34-vjeçari humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vd ekjen.

 

“Në rrugën rurale të fshatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidenti”, njofton policia./ Opinion.al