Gazetari i familjes Berisha-Meta, Çlirim Peka, thotë se Lulzim Basha i ka treguar vendin dje ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas tij, ai ka zhvilluar një telefonatë të ashpër me të, duke i thënë se nuk është Lul Basha, por kryetar i opozitës. “Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik.

Opozita dje bëri një ofertë për takim. Deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,” thotë Çlirim Peka. Yuri Kim, natyrisht nëse kjo telefonatë ka ndodhur, me siguri që është trembur nga toni i egër i Lulzim Bashës.