Supë me lugë çaji, familja me 10 anëtarë kërkon dëmshpërblim nga restoranti

Shërbimi i supës me lugë çaji dhe shumë problematika të tjera mund t’i kushtojnë shtrenjtë një restoranti në qytetin anglez, Birmingham.

 

Kaosi në ambientet e tij ishte i madh dhe kjo e ka nervozuar se tëpërmi një grup prej 10 personash. Pasi kishin rezervuar një vend në lokalin ku do kalonin darkën e Krishtlindjes, Rachel Haynes dhe familja e saj janë përballur me një mal me probleme.

 

“Si një familje me dhjetë persona, ne menduam se do të ishte më pak kaotike të dilnim për darkë këtë vit. Sa gabim ishim! Që nga momenti kur arritëm, ishte një kaos total. Tavolina jonë nuk ishte gati dhe na u desh 20 minuta që ta pastronin,” tha gruaja për “Birmingham TV”.

 

Gruaja kishte paguar 55 paund për çdo pjesëtar për darkën, ku problematikat nuk kishin të sosur.

 

Sikur të mos mjaftonte shërbimi i ushqimeve të ftohta, familja u përball edhe me ngatërrim të porosive. Në vend që t’i shërbehej proshutë, sallatë dhe pjepër, në tryezën e tyre mbërriten disa feta pjepri dhe mjedra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...