‘S’jam Luli Basha, nëse do mbani lojën e Ramës…’, gazetari zbulon telefonatën me tone të ashpra ndaj Yuri Kim

Gazetari Çim Peka ka zbardhur një bisedë telefonike të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Syri Tv”, Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’.

Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim, deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”-tha në fjalën e tij Peka.

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare pranuan një tjetër takim për Reformën Zgjedhore, por deri pak para ‘tryezës’ së sotme nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e maxhorancës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...