Operacioni për heqjen e kistit në Greqi i kushtoi jetën/ Flet babai shqiptar i 23-vjeçares: Kishte dhimbje gjithë natës, doktori i dha qetësues, kur e pa keq…

Babai i Aleksandra Bistolaki, 23-vjeçares shqiptare e cila ndërroi jetë si pasojë e një gabimi që mjeku bëri më të pas një operacioni, ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjeve.

Në një intervistë për “Protothema,”, ai u shpreh se vajza kishte patur dhimbje dhe të vjella gjatë gjithë natës, ndërsa mjeku i kishte siguruar se do ta kalonte me një qetësues.

Më pas kur kishte kuptuar se gjendja e të resë ishte tejet e rëndë, i kishte sugjeruar prindërit që ta çonin me urgjencë në Athinë.

“Fatkeqësisht, ne e humbëm fëmijën tonë në një operacion rutinë. Ajo shkoi për të bërë një operacion gjinekologjik dhe e vranë. Shkoi në spital me të ëmëm, kishte shkuar me të ëmën dhe pasi mbaruan operacionin u kthyen në shtëpi. Alexandra kishte dhimbje të forta.

Gruaja mori mjekun në telefon, ndërsa ai i tha se dhimbjet ishin normale dhe e këshilloi që t’i jepte vetëm disa qetësuesa. Dhimbja s’i pushoi dhe vajza volli gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, doktori na tha të shkonim në klinikë, por Alexandra ishte aq e rraskapitur sa na sollën autoambulancë. Kur mjeku kuptoi dëmin që kishte bërë, filloi të thërriste kardiologë dhe neurologë edhe pse na thoshte që të mos shqetësoheshim.

Pastaj na tha që ta çonim në Athinë me urgjencë ku edhe humbi jetën. Ajo ishte një vajzë aktive, studionte kontabilitet dhe ishte në vitin e tretë. Më 18 qershor do të festonim ditëlindjen e 23-të, por për fat të keq ne e humbëm atë,”-tha babai i 23-vjeçares.

22-vjeçarja kishte kryer një operacion më 22 maj, ku kishte hequr një kist, që në fakt i shkaktoi një çrregullim hormonal që i kushtoi më pas edhe jetën. 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...