Këngëtarja shqiptare bëhet nënë : U bekuam me ardhjen tënde

Në muajin mars të këtij viti, këngëtarja Ryva Kajtazi zbuloi në ditën e lindjes së saj se do të bëhej nënë për herë të dytë.

Përmes një fotoje në Instagram, Ryva ekspozoi barkun e rrumbullakosur dhe tregonte gëzimin e madh që ndjente për faktin se do të bëhej sërish nënë.

Tashmë, pritja e ëmbël ka marrë fund dhe bekimi i dytë i këngëtares ka ardhur në jetë.
Ryva ka ndarë një foto me dorën dhe gjysmën e portretit të bebushit të porsalindur, ndërsa krahas saj shkruan:

“Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde ??❤️”- duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë ditën e djeshme.

Më herët, burime për “Prive” treguan se Ryva ishte në pritje të një djali.

Ajo është gjithashtu mama e një vogëlusheje, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2017.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...