Olti Curri i përvishet djalit që kërkon të dashur: Nuk ke testíkuj!

Olti Curri nuk kursehet asnjëherë për mendimin e tij, ndonëse personi që ka përballë mund të mos e pëlqejë. Ditën e djeshme pati një debat të áshpër me Dejvin, personazhin më të ri të emisionit “Përputhen”, i cili mori gota me alkòol për takimin e tij me Edonën.

Olti e krahasoi me shfaqjen e Aventurierëve dhe i tha se në cdo moment priste që të kërciste dájaku, gjë që nuk ndodhi. Dejvi reagoi duke thënë se nuk lejon që emri i tij të përmendet si një “dhùnues ndaj femrave”.

“Dejvi është një djalë kërkon të bëj show në atë hapësirë televizive, e kërkon televizionin, e kërkon vëmendjen. Në një moment m’u duk si një puntatë e reality-show Aventurierët. Mendova se këto do të pinë ato ‘shotsat’ dhe më pas do të kërciste dajaku”, u shpreh Olti.

Ndërsa Dejvi replikoi duke i thënë se nuk e lejon që të përdorë fjalën dajak kur bëhet fjalë për një femër pasi nuk është pjesë e edukatës së tij.

“Nuk jep ti mesazhe sensibilizuese duke i çuar femrës alkool që të flasi. Ti duhet ta bësh femrën të flasë pa alkool. Ti tani që tërheq vëmendjen e publikut për të dhënë mesazhe sensibilizuese, ti po mbrohesh në mënyrën më të poshtër që mund të mbrohet një mashkull duke vënë një femër mburojë. Ti sapo vure një femër mburojë dhe tregon kjo që je një mashkull pa testíkuj”, foli sërish me tone të ashpra Curri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...