Greqia do të paguajë për akomodimin e çdo turistë që testohet pozitiv me koronavirus gjatë vizitës në vendin helen. Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

“E kemi bërë atë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Presim shumë më pak raste, ose shpresojmë në asnjë, pasi ciklet epidemiologjike në vendet europiane nga ku presim flukse turistike janë në rënie”, tha Petsas.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë sigurinë maksimale për banorët dhe vizitorët.”

Nuk është e qartë nëse shteti grek do të paguante edhe për ushqim apo ilaçe. Një plan i ngjashëm u njoftua nga Qipro javën e kaluar.

Greqia do të hapë kufijtë ajrorë për fluturime ndërkombëtare më 15 qershor, duke lejuar vizitorët nga një listë fillestare prej 29 vende që të hyjnë në vend pa u testuar ose karantinuar.