Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Burime pranë NjKVSH Mat thanë këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

 

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tampon për analiza nga të cilat 6 kanë rezoltuar pozitive. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

 

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

vizionplus.tv