Pavarësisht se edhe ajo vetë ka një karrierë të gjatë, nuk reshti së foluri në “Pasdite në Top Channel” për të shoqin, aktorin

Ndrek Luca. Na tregoi edhe një histori të një zënke mes të dyve.
 “Unë isha rritur nga një nënë e fortë, e ashpër, kisha jetuar vetëm me të. Isha e tulatur, e urtë, e qetë mirëpo një ditë, kur edhe mamaja ime ishte në shtëpinë time iu ktheva Ndrekës për diçka dhe i thashë: Ti nuk di.

Ai nisi të më bërtiste me zë të lartë duke më thënë se ç`ishte ajo fjalë që i kisha thënë e si nuk dinte ai.

Pak minuta më vonë, u vesh dhe do nisej për ekspeditë xhirimesh. Unë shkova tek dera dhe u puthëm, u takuam normalisht. Kur mbylla derën dhe u ktheva nga mamaja pashë fytyrën e saj gjithë inat: A ke dinjitet? Kështu më tha. Po përse, i thashë? Po ju u zutë pak më parë, ai të ulëriti. E ta mendosh që unë kisha harruar fare që ishim zënë e përse ishim zënë”, tha Mimika.

As një ditë e as një orë mëri. Ky duhet të jetë çelësi që e kujton ende me dashuri shumë të madhe shokun e jetës.