Presidenti Ilir Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.
I ftuar në studion e “Opinion”, Meta e pyeti dhe i ofroi Fevziut këtë detyrë, në kuadër të bisedës, teksa flisnin në lidhje me Reformën në Drejtësi.
Pjesë nga biseda: Ilir Meta: Ju e merrni përsipër të bëheni kryeministër?
Blendi Fevziu: Po mua s’më ka lënë mendja… Ilir Meta: Po të dalë dikush që e ka lënë mendja dhe ta marrë përsipër këtë gjë…