Pronarët e lokaleve në Pedonale nuk lejojnë policinë t’u mbyllë lokalet, bisnesi vazhdon në qytetin e…

Pronarët e lokaleve në gjatërinë e rrugës Pedonales në qendër të qytetit të Beratit, kanë kundërshtuar sot mbylljen e bisneseve të tyre, siç edhe u është kërkuar nga uniformat blu në këtë fundjavë. Pronarët nuk kanë pranuar të mbyllin aktivitetin, duke thënë se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare nga policia për këtë urdhër.

 

Ata e kanë kërkuar urdhrin me shkresë zyrtare dhe jo me gojë. Pronarët kanë deklaruar se, nuk mund të marrin për bazë njoftimin që shkruan kryeministri çdo ditë në ‘Facebook’ për hapjen apo mbylljen e bizneseve të ndryshme.

 

Pronarët deklarojnë se kjo formë që po përdoret me funksionimin e bareve e lokaleve në Berat po i çon ata drejt falimentimit, sepse ata paguajnë jo vetëm qiratë e ambienteve por edhe punëtorët dhe taksat e shtetit.

 

Sipas tyre, Berati është “zonë e gjelbër” dhe si i tillë nuk ka pse të ketë mbyllje në fundjavë, e shtuna dhe e diela duhet të jenë si ditët normale dhe nuk ka përse të ketë më fasha oraresh.

Pas shumë debateve me policinë, këta të fundit u larguan dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndërmarrin në vijim, ndërkohë që pjesa më e madhe e bareve e lokaleve përgjatë Pedonales vijojnë të jenë të hapura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...