‘Pa urrejtje s’ka dashuri’, Romeo flet për herë të parë për Jonidën: Më pëlqen ta surprizoj…

Romeo ka folur për herë të parë për lidhjen e shumë komentuar me Jonida Maliqin gjatë intervistës me Dojna Memën në “Pop Culture”. Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë të zonjën dhe zbuloi se i bën edhe surpriza.

 

Gjatë intervistës Dojna Mema e ngacmoi paksa për tatuazhin e njëjtë që çifti ka bërë. Jonida shkruajti në krahë “Love, Hate” dhe të njëjtin tatuazh bëri edhe Romeo në këmbë.

 

Dojna: Se ku e kam parë atë tatuazhin

 

Romeo: Ma kanë kopjuar. E kisha i pari paçka se e bëra i dyti.

 

Dojna: Tatuazhi thotë Dashuri dhe Urrejte. Pra ti nuk je tipi i dashurisë së qetë, romantike?

 

Romeo: Pa urrejtje s’ka dashuri.

 

Më pas duke iu referuar Jonidës si “Rihanna”, Romeo u shpreh kështu: “Nuk mjafton një intervistë të flas për “Rihannën”. Ajo fitoi Festivalin e RTSH-së, është gocë e zonja”.

 

I pyetur nëse ishin bashkë në jug para pak javësh, Romeo tërthorazi e pranoi.

 

“Shqipëria është aq e vogël. Ishim bashkë në jug, ishim afër. Se si rastisëm një Zot e di”, tha ai.

 

I pyetur për gjestin më romantik, Romeo tregoi: “Më pëlqen të bëj lule. Më pëlqejnë surprizat, t’i zbukurosh ditën personit të zemrës”. Pas kësaj, Dojna zbuloi se Romeo i ka dërguar një buqetë me lule Jonidës teksa ajo ndodhej në Top Channel për një intervistë në “Pop Culture”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...