Mjeku i njohur infeksionist, profesor Pëllumb Pipero iu është përgjigjur kritikave të qytetarëve, në lidhje me kufizimet gjatë fundjavës.

Ndërsa shpësh qytetarët në rrjetet sociale ironizojnë duke thënë se “virusi është aktiv vetëm në fundjavë”, sot ka ardhur një përgjigje nga profesor Pipero.

Në një lidhje direkte në Neës 24, profesor Pipero tha se arsyeja pse fundjava ka kufizime, është se dyfishohet grumbullimi i njerëzve.

“Fundjavat dyfishojnë grumbullimin e njerëzve. Mund të ekspozohen më gjatë, mund të jenë më të shkujdesur, ndaj besoj se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që fundjava të jetë me e kufizuar.”-tha Pipero.

Po ashtu ai sugjeroi që në fund të këtij muaji gjithçka të jetë e hapur, pasi sipas tij ecuria epidemilogjike është drejt përfundimit, drejt mbylljes.

“Unë do të sugjeroja që në fund të muajit të hapet gjithçka, si gjatë javës ashtu edhe në fundjavë. Ekspozimi në këtë fazë nuk na sjell dëm, përkundrazi na sjell përfitim duke u ekspozuar gradualisht duke na sjellë më shumë imunitet”-tha profesor Pipero.