“Qeshni ju qeshni, u shkritë ju” , Rama tallet keq me Bashën: I poston videon nga Tik-toku

Në një kohë kur vendi zien sa nga kriza politike, sa nga ajo ekonomike, apo frika për shëndetin, kreu i qeverisë Edi Rama gjen kohë të tallet sërish me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën.

Së fundi ai ka postuar një video tik-toku në Instagram, ku shfaqet një vajzë e re me zërin e Lulzim Bashës, që bën llogaritë gabim, të famshmen 7×7.

“Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë. 49 më falni. Qeshni, qeshni! U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, janë pasazhe të shkëputura nga fjalët e Bashës, që duket se krejt rastësisht i kanë bërë përshtypje dhe Ramës.

“Artiste”, shkruan Rama dhe e shoqëron me një emoji që qesh me lot, ndërkohë që ky është padyshim është një provokim i radhës që kreu i qeverisë bën në këtë situatë të nxehtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...