Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në një intervistë për Neës24, tha se historia e virusit në vendin tonë po shkon drejt fundit. Ai tha se deri në fund të muajit, vendi duhet të hapet plotësisht, pasi nga ekspozimi mund të fitojmë më shumë imunitet ndaj virusit.

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes. Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave.

E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet. Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.