Këngëtarja e njohur Olta Boka ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private. Ndonëse ajo është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, ajo ka preferuar të mos flasë shumë për këtë pjesë.

 

Mirëpo, së fundmi burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije këngëtarja është në pritje të ëmbël .

 

Mësohet se Olta dhe Ivi do të bëhen prindër për herë të parë, por ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të shënuar në jetën e çiftit.

 

Kujtojmë që dyshja janë njohur në kohë kur Olta vazhdonte studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë, ndërsa Ivi ishte pedagogu i saj.