Pak ditë para Fitër Bajramit, besimtarët mýslimanë marrin një lajm të mirë. Duke nisur nga dita e neserme, e premte 22 maj 2020, do të rinisin aktivitetet fetare nëpër xhámija, të cilat u pézulluan për shkak të situatës së pandemisë në vend.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Myftinia e Shkodrës, përmes një postimi në Facebook ku përcillen edhe informacione të tjera të rëndësishme për besimtarët mýslimanë.

 

“Sipas udhëzimit zyrtar të Komunitetit Mýsliman i Shqipërisë, nr. 240 Prot., datë: 18.5.2020, për rifillimin e aktivitetit fetar në xhámi, ju bëjmë me dije se:

 

– Duke nisur nga dita e nesërme, datë 22.5.2020 dhe në vazhdim do të fillojë falja e namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit.

 

– Gjithashtu, ju njoftojmë se ceremonia e Fitër Bajramit do të zhvillohet nëpër xhamia, nga ora: 5.30, ndërsa Falja e namazit të Fitër Bajramit bëhet në orën: 6.00.

 

– Sadekatul-Fitri dhe fidja për këtë vit janë 300 lekë të reja.

Myftinia Shkodër ju uron: Agjërim të pranuar dhe me zemër të mirë Fitër Bajramin!”, thuhet në njoftimin e Myftinisë së Shkodrës në Facebook.

 

Pas disa javëve ndërprerje, në prag të një feste shumë të rëndësishme siç është Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë do të kenë mundësi ti rikthehen riteve të tyre fetare në xhamitë në të gjithë Shqipërinë. /ShkodraWeb Media/