Gjatë 24 orëve të fundit siç raporton ISHP, janë konstatuar 2 raste të reja me koronavirus në Fier. Kështu Fieri është rikthyer në hartën Covid.

 

Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për Abc News se dy rastet e reja të konfirmuara në Fier janë një çift bashkëshortësh. Rastet janë kontakt me të njëjten vatër infeksione që është shfaqur dy javë më parë, ku mësohet se çifti i bashkëshortëve janë infektuar pas kontakteve me farmacistin i konfirmuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.

 

Ndërsa sa i përket rastit në Durrës, gazetari Leonidha Musaj bën me dije për Abc News se rasti është një punonjëse fasonerie pjesë e grupit të repartit që tashmë është mbyllur deri në shuarjen e vatrës së infeksionit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 981 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.