Kur bëhet fjalë për transformimet në karantinë të yjeve të showbiz-it, nuk ka limit. Nga flokët rozë të Dua Lipës te flokët blu të Hilary Duff, shndërrimet e të famshmeve janë të mahnitshme,

por kur të shihni foton e fundit të Selena Gomez do të besoni se s’kishit parë gjë akoma. Një foto e këngëtares me flokët e qethur zero po bën namin në rrjetet sociale. Fansat mendojnë se këngëtarja e ka rruar kokën gjatë izolimit. Fotoja është shpërndarë nga 6,000 vetë dhe ka pasur rreth 50,000 pëlqime.

Shumë njerëz po pyesin nëse ajo është e vërtetë, por jo! Fotoja e Selena Gomez me kokën e qethur zero është një fotomontazh. Menjëherë pasi u bë virale, e njëjta faqe i informoi të gjithë se fotot ishin false. Imazhi i bërë me photoshop, u bazua në paraqitjen e Gomez në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar, kështu që qetësohuni!