Lucy Fallon duket se nuk ka ndërmend të humbasë kohë kot. Që në momentin që mbeti pa punë nga anulimet e xhirimeve të filmave për shkak të pandemisë, ajo ka gjetur një tjetër mënyrë për të bërë para.

 

Aktorja 24-vjeçare e cila ka luajtur në “Coronation Street”, tashmë shet rrobat e saj online për të fituar para pasi nuk ka arritur të gjejë një punë tjetër.

 

Lucy ka zbrazur një pjesë të mirë të garderobës dhe duhet theksuar se njerëzit nuk kanë ngurruar të blejnë rrobat e saj të përdorura.