Kush po bën marrëveshje të fshehtë pas shpinës së SHBA/ Flet Berisha

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”. Ishte kjo deklaratë e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, pasditen e së enjtes që ka ngritur shumë pikëpyetje. Kujt i adresohet kjo deklaratë dhe çfarë po ndodh me reformën?

I pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me këtë qëndrim, ish-Kryeministri Sali Berisha, ndonëse nuk dha emra, deklaroi se nuk kishte lidhje me takimin e presidentit Meta me përfaqësuesit e opozitës një ditë më parë.

“Si njeriu i parë që kam denoncuar shumë herë në këtë studio dhe kudo, kam një lehtësim që sot nuk ka njeri që mund të thotë e pati gabim Berisha për reformën në drejtësi. Jam përpjek shumë për të mos lejuar kapjen dhe pastaj kur ndryshuan gjithçka e kam deklaruar kapjen si fatalitetin e reformës. Çfarë them unë.

Kush po bën marrëveshje pas krahëve? Unë nuk përzihem se kujt. A ka lidhje për takimin e presidentit me opozitën? Jo. Unë them këtë: kjo që po ndodh çon në paralizë. Kjo ka për rezultat fatal paralizën. Kjo reformë nuk të çon gjë tjetër veçse në paralizë. Do ta quaja të domosdoshme për ata që duan të ndihmojnë këtë vend, një grup të urtësh, konstitucionalistësh që të shqyrtojnë, sepse nga mballoma në mballomë…

Kërkon mendje konstitucionalistësh që të japin se si do dilet nga ky batak. Unë kam dhimbje se e kam paralajmëruar 30 herë këtë situatë që po ndodh. Ambasadorja duhet të pyetet vetë. Ajo ka informacionet veta. Kush ka dënuar më shumë ky SPAK i tanishëm apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nuk e krijova unë Prokurorinë e krimeve të rënda, e gjeta” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...