“Jemi e ardhmja”/ Marrëdhënia me Bashën, djali i Sokol Olldashit flet për ambicien politike (Video)

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ishte pjesë e protestës së artistëve pasditen e sotme. Në një intervistë për Report Tv ai rrëfeu marrëdhënien me Lulzim Bashën dhe ambicien politike, ndërsa kishte edhe një koment për ngjarjet politike.

 

Intervista e plotë e Glauk Olldashit për Report Tv

Si e shikon protestën?
Ne si forum jemi për të mbështetur si qytetarë dhe në radhë të dytë politike.

 

Si e shikoni protestën?
Unë e shikoj si Glauk, si njeri i thjeshtë, si anëtar i thjeshtë i forumit të PD-së. Është protestë e artistëve për shembjen e një monumenti kulture. Është një protestë qytetare.

 

Do të vijoni që të jeni anëtar i thjeshtë i forumit apo do të vijoni në hapat e babait?
Unë jam i ri, sapo kam mbaruar shkollën. Jam anëtar i thjeshtë dhe do të jem anëtar i thjeshtë përsa kohë e mendoj dhe është e arsyeshme të jem anëtar i thjeshtë. Nuk kam asnjë ambicie në kohë të shkurtër për t’u aktivizuar më tej politikisht.

Një mesazh për të rinjtë e PD-së?
Mos e humbim shpresën do të bëhet më mirë. Nuk duhet të largohemi nga vendi jonë. Ne do të bëjmë këtë vend më të mirë. Ne jemi e ardhmja.

 

Si e shikon situatën politike?
Situata politike është e paprecedent, nuk ka ndodhur që opozita të jetë në rrugë jashtë parlamentit. Por kjo tregon arrogancën ku ka arritur qeveria, deri diku diktaturë.

 

Mendon se po të ishte Sokol Olldashi në PD-së do të ishte kështu gjendja në Shqipëri dhe si e keni marrëdhënien me Bashën?
Me kryetarin e partisë kam marrëdhënie korrekte miqësore, si ka cdo anëtar i partisë. Përsa i përket pyetjes së parë mendoj se ardhmja nuk mund të parashikohet.

 

Je dakord me opozitën që dogji mandatet?
Në politikë ka hapa para dhe jo pas. Në momentin që ka hapa para nuk duhet të mendojmë për hapat pas, duhet të mendojmë për hapat para për të dhënë zgjidhje.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...