Mrekullia në qelinë nr. 7” u kthye në filmin ‘hit’ përgjatë javëve të karantinës. Një histori prekëse, me atë çka u cilësua si një intepretim brilant i dy aktorëve kryesorë, ku përfshihej vogëlushja Ova.

Pikërisht kjo e fundit, duket se i ka kthyer sytë drejt Shqipërisë. Vajza ka publikuar një foto të sajën në Instagram, postim të cilin e ka shoqëruar me këngën “A Don Hala”, të Tunës dhe Ylli Limanit.

Kjo nuk e ka lënë indiferente Tunën, e cila i ka bërë një premtim vogëlushes.
“Hej, Ova. Ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi, me shumë qejf do të ta këndoja të gjithë albumin”, ka shkruar këngëtarja.