Presidenti Ilir Meta duke komentuar shembjen e Teatrit në emisionin ‘Aktualitet’, tha se në atë orë, 04:45, në fshat vidhen pulat.

“Është një çështje e paligjshme se janë shumë akte që e thellojnë në vandalizëm këtë paligjshmëri që ndodhi në 17 maj. Ishte tërësisht imorale.

Vështirë të gjeni në këto 30 vite më shumë lajme në botë, nga Amerika e në Burma ku opinioni publik është tronditur pasi nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt me opozitën dhe maxhorancën, por me një konflikt të thellë kulturor, për një çështje ku përfshihet e gjithë shoqëria ku ne qendër të së cilës janë artistët.

Objektet historike, ruhen dhe restaurohen. Këtë e kanë vende dhe me më shumë histori se ne, jo me ne që kemi pak histori shtetformuese.

Përpjekja për të ribërë historinë duke e shuar historinë e gjeneratave të mëparshme, dhe gjeneratave të reja, është një përpjekje arbitrare dhe shkombëtarizuese për të zhveshur një komb dhe brezat që vijnë nga historia dhe krenaria për identitetin kombëtar. Për të krijuar një bashkësi njerëzish pa identitete. Përsa i përket orës, është një orë kur në fshat vidhen pulat,” tha Meta ndër të tjera.