“Ishte shumë vapë”, kështu është shprehur një infermiere në Rusi, foto e të cilës është duke bërë xhiron e rrjetit. Infermierja, në të njëzetat, shkoi të vizitonte pacientët me koronavirus, e veshur vetëm me të brendshme, teksa mbante sipër pajisjet mbrojtëse ndaj virusit.

Duke qenë se veshja mbrojtëse ishte e tejdukshme, infermierja dukej fushë, gjë që ka habitur pacientët.

Thuhet se foto është shkrepur nga një pacient i spitalit në Tula, 100 milje në jug të Moskës.

Drejtuesit e spitalit e kanë ndëshkuar infermieren për mosplotësim të kërkesave për veshjet mjekësore. Infermieria u shpreh se ishte shumë nxehtë për të veshur uniformën e saj p