Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje për dialog Opozitës. Në një lidhje me Skyope për emiisonin “Repolitix”, Veliaj tha se ka ende tre muaj kohë për të detajuar dialogun për projektin e ri. Kryebashkiaku shtoi se i ka falur të gjithë ata që e kanë sharë e mallkuar në rrjet për vdekjen e familjarëve.

“Dialogu vijon prej 22 vitesh. Edhe kolegëve në BE ua kam çuar me foto. Prova për dialog ekziston, të dielën e sqarova edhe në shqip edhe në anglisht. Kemi pasur plot udhëheqës që nuk kanë bërë asgjë, si ai që ishte përpara meje që nuk rregulloi as sahatin. Shfrytëzuam mundësinë për dialog, por jemi në kohë kemi edhe tre muaj për të detajuar dialogun. I kam dëgjuar ata që thonë ty do ta bëjmë varrin këtu, Ramës atje, të vdektë djali, etj i kam dëgjuar të gjitha. Por nga unë janë të falur.

E vetmja gjë që di është që çdo herë kam provuar se nëse them një gjë e bëj, unë thashë që vendimi u mor dhe ajo do të ndodhë. U treguam shumë civilë, vajtën zonjat dhe zotërinjtë e policisë bashkiake u lanë aktin e konstatimit, keni detyrim ta lironi, i përzunë, i shanë, fitore, fitore…U tallën me shtetin, shteti do të vendosë autoritet. Përsa kohë u dola borxhit, dac rrinë zgjuar, dac në gjumë ne do ta prishim dhe operacioni shkoi fjollë,”- tha Veliaj.

Përsa u përket zgjedhjeve të ardhshme, Veliaj tha se nuk ka asnjë shans që Basha të vijë në pushtet dhe se mandatine tretë e merr sërish kryeminsitri Edi Rama.

“Nuk ka asnjë shans që një parti që vetëm saboton që të vijë në pushtet. Mos i bjerë në qafë robit të mirë që punon, lerë të qetë. Një pakicë që bërtet shumë, por nuk ka asnjë impakt. Edi Rama po përgatitet për një mandat të tretë. Për dikë që nuk zgjohet nga gjumi dhe e ka kthyer partinë në një gjobëvënie, kërcëno një kontraktor, ai shkon e zgjidh me kunatin, në mëngjes thotë oligarkë pastaj shkon i merr dy vila dhe nuk i përmend më emrin. Rri tërë ditën me njerëzit e pasur të këtij vendi dhe i shan. Këtej thotë u thotë oligarkë, këtej thotë do të sulmoj qendrat tregtare. Demokratët këtë e dinë, më vjen keq që kanë mbetur në dorën e një gjumashi,”– shtoi Veliaj.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës