“Robq***, do të të thyej kockat, motrën…”/ Kërcënohet me jetë gazetari Adi Krasta, i bën thirrje ambasadores së SHBA-ve: Tërhiqini veshin…

Gazetari i njohur, Adi Krasta ka deklaruar vetë se është kërcënuar me jetë.

Teksa drejtonte emisionin e tij “Ashow”, në Syri TV, Krasta lexoi një mesazh që ja kishte shkruar një shqiptar dhe e ofendonte, duke e kërcënuar me jetë dhe se do t’i thyente kockat.

Siç shihet në foto, mesazhi është shkruar nga shqiptari me emrin Enkeland Qato, të cilit Krasta i ka nxjerrë edhe foton.

“O legen, o robq***, kam për të të q*rë motrën. Kujdes kur flet mos i fut të gjithë njerëzit në një thes, tani po të paralajmëroj herë tjetër kam për të të thyer kockat,”- shkruhet në tekst, siç e shikoni në foto.

Krasta iu drejtua me një kërkesë edhe ambasadorës së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me këtë kërcënim.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…,”– tha Krasta në studio.

(dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...