7-vjeçari me autizëm udhëtonte me avion vetëm, gjesti i pasagjerit ngjitur me të do ju ngrohë zemrën

Një djalë 7-vjeçar me autizëm po udhëtonte për herë të parë vetëm me avion dhe, falë një burri me zemër të mirë, e kaloi eksperiencën e me sukses.

Alexa Bjorson ishte e shqetësuar për faktin se Landon do të udhëtonte i vetëm, kështu që la një shënim për këdo që do të ulej ngjitur me të.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook ajo shpjegon:

Sot djali im bëri udhëtimin e tij të parë për në Oregon për të takuar të atin. E dërgova Landon-in bashkë me një shënim për këdo që do të ulej me të, ku shpjegoja se ai ka atutisëm e mund të jetë nervoz ose të pyesë “a arritëm” shumë herë. Në shënim lutesha gjithashtu që ta bënin të ndihej i sigurt bashkë me një kartëmonedhë 10 dollarëshe. Dhe, kjo është ajo që mora. I jam shumë mirënjohëse këtij personi dhe për faktin që ka ende njerëz të mirë në botë që bëjnë diferencën.”
Bashkë me Landon-in qëlloi një zotëri i cili quhet Ben Pedraza dhe ai u kujdes që djali ta kalonte me sukses udhëtimin.

Pedraza i shkroi Alexa-s:

Alexa. Unë quhem Ben. Isha ngjitur me Landon gjatë fluturimit në Portland. Ai pyeti disa herë nëse kishim arritur akoma, por ishte një mik i mirë udhëtimi. Ne ia kaluam shumë mirë dhe luajtëm disa raunde letër-gur-gërshërë. Ai është një fëmijë i mrekullueshëm dhe je një mami me fat. E vlerësoj $ 10, por nuk ishte e nevojshme. I dhashë tek autizmi-society.org në nder të Landonit. Kalofshi një ditë të mrekullueshme!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...