Tashmë në një javë në Shkodër nuk është shënuar asnjë rast I ri pozitiv me COVID-19. Tashmë numri I të prekurve mbetet 116 persona, ndër të cilët vetëm 15 janë raste aktive.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se vetëm një nga rastet aktive është pacient I shtruar në terapi intensive ndërsa 14 të tjerët janë të vetëizoluar në banesa si shkak I gjendjes më të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, po sipas Ministrisë së Shëndetësisë 104 është nurmi I personave në rang qarku të cilët janë shëruar nga COVID-19. Pavarësisht situatës që duket drejt normalizimit të plotë, institucionet si Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkdoër, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Spitali Rajonal I Shkodrës kanë rritur vigjilencën sa I takon zbulimit të rasteve të reja të dyshuara me COVID-19.

Deri më tani, më shumë se 1100 qytetarë kanë bërë testimin me tampon si shkak I ndjekjes së situatës epidemiologjike. Nga ana tjetër, me lehtësimin e masave vazhdon riatdhesimi I shtetasve shqiptar që kalojnë nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë 18 persona të cilët nuk janë banues në zonat e kuqe. Në rang qarku, vetëm në bashkinë Shkodër ka disa qytetarë të cilët pas rikthimit nga vende të tjera po zbatojnë rregullat vetëkarantinimit për një fazë 14 ditore.