Ish Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të qeverisë aktuale pse teatri nuk është pjesë e listës së monumenteve të kulturës, duke thënë se nëse ai e ka bërë një gabim, gabimi i tij nuk duhet të përsëritet.

“Mashtrime trillime si për çdo gjë tjetër. Nëse unë kam bërë një gabim do të thotë që unë ta përsërish gabimin tim, një majmun që ka frikë nga vetja e tij. Përkundrazi Teatri ka qenë monument kulture nuk mund të prekej kurrë dhe për të gjithë ato që njohin tiranën dhe historikun e tiranës ishte simboli më i çmuar i kryeqytetit të Shqipërisë.

Të gjithë të tjerat janë në çdo lloj rrafshi janë inferiore krahasuar me teatrin. Teatri është vepër e një arkitekti të mirënjohur, ka një histori nga më të pasurat kulturore të këtij vendi. Teatri ishte gjatë diktaturës institucioni më antikonformist i mundhsëm në një kohë kur të tjerët bënin filma, teatri u shfaqje shqiptarëve, Otellon, Makbethin, Romeon Zhulientën.

Teatri ishte institucioni me një traditë korifejsh dhe në atë kohë kur këto kollos të artit degdiseshin në rrethe të ndryshme apo internoheshin, si Xhemal Broja, Kastriot Roshi, Sparivokshi, e shumë të tjerë, Kristal Xhelati gdhente me daltë dhe çekiç bustet dhe shtatoret e Enver Hoxhës dhe i biri u hakmor ndaj tyre bëri atë që Enver Hoxha nuk guxoi tua bënte”, është shprehur Berisha.