‘Ndërtesë e shpifur’/ Muç Nano flet për shembjen e Teatrit Kombëtar: Mënyra si u prish nuk ishte e duhura

Moderatori dhe analisti Muç Nano thotë se godina e Teatrit Kombëtar ishte e shpifur dhe nuk përshtatej aspak me qendrën e Tiranës.

“Unë besoj që është krijuar një mitologji e madhe rreth asaj ndërtese. Janë shprehur edhe intelektualë të njohur. Ata kanë ndjeshmëri të madhe ndaj traditës, më shumë se unë. Kanë respekt për histronë për atë ndertesë. Por unë nuk e kam atë respekt.

Njerëzit që mendojnë që ajo ndërtesë duhej prishur kanë arsyet e tyre. Unë mendoj se ajo ndërtesë ishte e shpifur. Unë kam shprehur mendimin tim, por mendimi im ka peshë më pak se ata që kanë ekspertizën e duhur”, tha Nano në emisionin e Eni Vasilit, raporton newsbomb.al.

Më tej, ai tha se godina e Teatrit ishte jashtë harmonisë së qendrës së Tiranës. Analisti këmbënguli se ky ishte vetëm një mendim i tij, ndërsa prishjen në orët e para të mëngjesit e konsideroi jo të duhurën.

“Është një ndërtesë 70 vjeçare. Sikur po prishet qabeja apo bazilika e Shën Pjetrit. Unë e kuptoj që 70 vjet janë shumë por për mua ajo në qendër, për shijet e mia, e prishte atë harmoninë me ndërtesat përreth. Ama mënyra sesi u prish për mua nuk ishte e duhura”, tha Muç Nano.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...