Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Gramsh- Cërrik pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës ku deri tani mësohet se një person ka humbur jetën.

Nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.

Ndërkohë vendi ku ka ndodhur aksidenti, është në një shesh pushim dhe nuk dihen shkaqet se pse automjeti ka përfunduar në liqen.