Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë e ulur në shesh, mes protestuesve përballë me Galerinë e Arteve.

Ajo tha se prej 48 orësh është pa gjumë, e megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë në protestë.

Gjatë një bashkëbisedimi me poetin Agim Doçi, Kryemadhi pranoi edhe gabimin që bëri ditën e djeshme, duke u larguar nga ambientet e Teatrit Kombëtar që u shemb pak çaste më pas.

Kryemadhi: Unë këtu do të qëndroj, nuk lëviz më nga ky vend, as nuk çohem e nuk bëj asgjë tjetër deri sa të kem fuqi.

Agim Doçi: Krahina e të parëve të mi, Mirdita ka një mallkim më makabër, për ata që s’do me i pa thotë “të vdektë fjala”. Pra atyre që u ka vdekur fjala, politikuajve, nuk kanë bythë me ardh me ndenj me mua, Monikën dhe zonjat e tjera.

Kryemadhi: Do vi Luli këtu, nuk do iki, këtu ishte, po punon po sensibilizon, unë do qëndroj këtu, gabimin që bëmë dje, të paktën ta rregullojmë sot e në vazhdim.