Si në urban, pasagjerët e avionit ngjeshen si “sardele” pa respektuar distancimin social

Riatdhesimi i qytetarëve në shtetet e tyre duket të jetë një sfidë më vete. Sipas udhëzimeve të dhëna nga qeveritë e ndryshme si edhe nga OBSH, në avionë duhet të respektohen të gjitha masat e distancimit social apo ato higjieno-sanitare.

Të gjithë pasagjerët duhet që të pajisen me maska dhe doreza, dhe duhet të respektojnë distancën nga njëri-tjetri.

Por një gjë e tillë duket se nuk është respektuar në shumë raste. Në disa video të publikuara në rrjet, në një prej linjave ajrore nga Londra në Lisbonë duket se nuk është respektuar aspak distanca mes pasagjerëve.

Të gjitha ulëset janë të zëna e shumë qytetarë qëndrojnë në këmbë. Është një situatë shumë e paprecedentë për një fluturim të tillë që së paku zgjat 2 orë.

Pavarësisht se ato janë të pajisur me maska, ekziston sërish rreziku për infektim duke qenë se nuk ka hapësirë midis tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...