E mbani mend vogëlushin 9-vjeçar nga Kukësi, i cili preku zemrat e mbarë shqiptarëve me historinë e tij të trishtë?

Po flasim për Elio Rexhmatin, i cili u diagnostikua me “Limfom Malinje B-NHL” dhe kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe kimioterapi.

Ditën e sotme ka ardhur edhe lajmi i madh për Elion, pasi ai ka dalë nga spitali dhe jeta e tij u shpëtua falë kontributit të shqiptarëve, të cilët arritën t’i grumbullonin paratë që i nevojiteshin për kryerjen e operacionit.

Lajmi i mrekullueshëm, i cili vjen në këto ditë të vështira pandemie, u dha nga Elvis Naçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Elio sapo ka dalë nga operacioni dhe mjekët thonë se çdo gjë ka shkuar mirë.

Naçi ka falenderuar të gjithë shqiptarët që falë kontributit të tyre bënë të mundur shpëtimin e jetës së Elios.

Vogëlushi 9-vjeçar u shtrua në një klinikë në Mynih të Gjermanisë, ndërsa vëllai i tij i vogël 5-vjeçar vendosi të dhurojë palcën e tij për t’i shpëtuar jetën Elios.

Në foton e mëposhtme shihet Elio me vëllain e tij të vogël sapo kanë dalë nga spitali.

Postimi i plotë:

LAJM I MADH . LAJM MADHESHTOR! Me leje te Zotit u shpetua nje Jete! Elio sapo ka dale nga operacioni dhe mjeket thone qe cdo gje ka shkuar mire. Babai i Elion na jep lajmin e madh, na gezon pa fund edhe pse ne nje situate jo normale ne gezohemi se bashke shpetuam nje jete… Shqiptaret dhuruan per operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe pergjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjale, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt te vecante, bashke kemi bere dhe do te bejme vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatofte, ju dhente shendet, largofte nga ju cdo semundje, cdo brenge, cdo hall… Amin! Amin! Amin!