Një lajm i trishtë ka prekur futbollin kosovar, teksa është lajmëruar vdekja e Ardren Dafotës, trajneri në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të KF Vëllaznimit.

Dafota u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, pasi trajneri vuante nga leuçemi akute, i cili nuk mundi dot ta mposhte. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në “Facebook” e KF Vëllaznimit.

Klubi i ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke shtuar se u nda nga jeta një njeri shumë punëtor dhe i urtë. Një lajm i hidhur ky që ka prekur të gjithë, që ka tronditur futbollin shqiptar.

“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafota. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF Vëllaznimi.