Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar një episod të frikshëm nga jeta e saj. Në një intervistë për “Mes Yjesh”, Irini ka treguar se ishte nisur për në Greqi për të takuar bashkëshortin por kishte bërë aksident gjatë rrugës.

Gjatë fjalës së saj, këngëtarja ka treguar se kishin rënë në një greminë por që fatmirësisht kishin shpëtuar.

“Mora gocën 7-vjeçe dhe iku në Greqi për të punuar. Shkova ta shihja me gocën. Ika me një maune, ishte shoku i ngushtë i vëllait tim. Ishte gjëja më e gabuar. Ramë në një greminë. Ai shoferi mbante gocën mis ti përplasjes koka. Ishte kabinë e madhe dhe na shpëtoi Zoti,”-tha ajo