Përplasi për vdekje 22-vjeçarin që po ngiste biçikletën, vihet në pranga i afërm i Besfort Llamallarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se afër vendit të quajtur rrethorrotullimi i TEG-ut, një makinë ka përplasur për vdekje një 22-vjeçar.

Dosja.al mëson se aksidenti është shkaktuar nga 20-vjeçari me iniciale E.H., i cili është njëherazi dhe i afërm i zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Viktimë ka mbetur i riu Urim Poti, i cili ishte duke drejtuar biçikletën.

Pas publikimeve në media, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 20-vjeçarin, i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, shkruan Policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...