Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar pas reagimet që artistët patën kundër saj. Denaj në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e saj është keqkuptuar dhe i fton të gjithë që të dërgjojnë intervistën e dhënë sot në mëngjes.

“🗣Të nderuar artistë të çdo fushe, që në çdo kohë na përcillni emocione. Ju ftoj të dëgjoni të plotë deklaratën time si Ministre në emisionin e mëngjesit, të gazetarit Enkel Demi.

Duke shpresuar, që arti juaj të mos rreshtë kurrë së transmetuari në ambiente të hapura apo në platformat online, siç po ndodh sot në këtë kohë të COVID, mbetem me shpresën se komentet, që shtrembërojnë kontekstin nuk janë pjesë e kohës së humbur sot për asnjë nga ne. Përqafime 🤗”, shkruan Denaj.

Denaj gjatë një interviste televizive u bënte thirrje të gjithëve që të nisin punë në ndërtim, duke mos përjashtuar këtu as artsitët. Pas deklaratës, pati një reagim nga këngëtari Elton Deda dhe kitaristi Bledar Sejko.