Postimi i fundit në ‘Instastory’ i këngëtares së njohur të muzikës shqiptare, Artjola Toska me siguri i ka bërë të gjithë mjaft nostalgjikë. Ajo ka publikuar një foto të viteve të mëparshme ku ka renditur shumë nga albumet e saj të realizuara ndër vite.

 

“Dikur, koha e kasetave”, ka shkruar Toska krah postimit të fundit në rrjetet sociale. Në këto albume Artjola Toska shfaqet me flokë më të errët dhe si çdo herë tjetër mjaft e qeshur. Ndonëse tashmë të gjithë njerëzit i kanë këngët e tyre të preferuara në telefon, nuk do të ishte çudi t’i mungonin kasetat dhe albumet e vjetra muzikore të publikuara shumë vite më parë.