Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë ribashkuar në studion e “Opinion” për të diskutuar lidhur me situatën e koronavirusit.

Të pyetur se kur do të hapet kufiri Kosovë- Shqipëri, Thaçi u përgjigj se duhet të ketë një koordinim nga të dyja palët. Ndërsa kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat lidhur me situatën politike në Kosovë për homologun e tij.

THAÇI: Duhet të ketë një koordinim mes dy qeveritë dhe të punohet për hapjen e kufirit. Duhet hapje e ngadaltë.

RAMA: Patjetër ne jemi gati. Presim të koordinohen në Kosovë që ta dimë me kë do flasim atje ndërkohë do ta hapim apo jo.

Aktualisht në Kosovë, kryeministër në detyrë është lideri i LVV-së Albin Kurti, ndërsa presidenti ka emëruar pasuesin e tij nga radhët e LDK, Abdullah Hotin.