Më herët u raportua se Policia e Durrësit ka nisur një procedim administrativ për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe 10 persona të tjerë, mes tyre Ferdinand Xhaferri, kreu i PD dega Durrës.

Në informacionin zyrtar thuhet se “Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ”.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” u shpreh se nëse Basha është gjobitur është bërë gjëja e duhur, pasi ka thyer regullat e ka bërë shfaqje të rrezikshme.

“Kryetari i Partisë Demorkatike shkel të gjitha rregullat ,duke bërë takime për punën e tij, siç nuk e bëj dhe unë, ai thyen rregullat e takohet në ambiente të mbyllura, për mua nuk është një shfaqje për qëllime politike, por është një shfaqte e rrezikshme. Qeveria përcakton në ligje e vendime masat e caktuara, por nuk gjobit askënd, por nëse është gjobitur është bërë veprimi i duhur”, u shpreh Rama.