Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka folur sot për pasojat e pandemisë në ekonomi dhe u shpreh se punëtorët duhet të tregohen fleksibël dhe të zgjedhin një punë ku kanë mundësi për të qenë të sigurtë.

Denaj deklaratën e ka bërë gjatë një intervistë në ABC News, e shtoi se sugjerimi për për të kaluar në sektrorin e ndërtimit vlen dhe për këngëtarët e artsitët e tjerë që kanë mbetur pa punë.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim”, shkruan Denaj.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga këngëtari i njohur Elton Dedaj, i cili tha se kërkon më shumë detaje. “Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete”, shkruan Elton Deda.

Pas dedës një reagim me tonë të forta nga kitaristi, Bledar Sejko, i cili u bënë thirrje dhe kolegëve të tij që të futen në ndërtim.

“Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që: Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit. Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, theksoi Sejko.