Mjeku Tritan Kalo ka folur në lidhje me paralajmërimet e ekspertëve shëndetësore në mbarë botën, të cilët kanë deklaruar se koronavirusi do të zhduket në verë dhe do të rishfaqet sërish në vjeshtë.

Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se virusi nuk do të zhduket, por do të ketë një riaktivizim gjatë vjeshtës, ndërsa shtoi se vala e dytë nuk do jetë më agresive, pasi do jemi më të mbrojtur, pasi populli do të ketë më shumë imunitet.

Sipas tij, në verë janë edhe një sërë infeksionohesh që kalohen shpesh në plazh dhe kanë simptoma të ngjashme me të gripit

Ai gjithashtu bëri thirrje për kujdes maksimal, ndërsa theksoi se virusi nuk është ende në grahmat e tij të fundit.

Kalo tha:

Virusi nuk është në grahmat e fundit, por si një sëmundje respiratore, shkon në një vetëshuarje, por jo të plotë. Gradualisht COVID-19 do të klasifikohet si infeksion i vijave respiratore, që do të jenë me ne. Në verë kemi disa infeksione që kalohen shpesh në plazh dhe kanë si simptoma gripi. Me ardhjen e vjeshtës do të riaktivizohen, dhe pa dyshim midis tyre nga tamponet që do të merret, detyrimisht do të jetë i pranishëm edhe COVID-19.

Nuk do të jetë një rikthim, por një rishfaqje i këtij virusi. Është i njëjti virus, nuk është më agresiv. Mendoj që shfaqja e këtij visuri nuk do të jetë më agresiv, hapësia kohore nga 13 maj deri në shtator, ka disa muaj dhe kontaktet sporadike do të na ndihmoj që të kemi më imunitet.