Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit me ministren Manastilriu në depon e re të barnave në QSUT, bëri të ditur se po bëhet gati spitali COVID 3.

“Zoti e di çfarë do ndodhë tani, çfarë do jetë e nevojshme por ne duhet ta përgatisim se çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet të jemi gati.

Duhet të jemi gati është problem kjo puna e hapjes se dhe nga mënyra si shkoi gjëja, njerëzit janë relaksuar, hë mo se s’ka gjë.

Shumica e kupton se ishte si rezultat i masave shtrënguese shumë të forta por jeta, zakonet janë të forta ndaj ne duhet të përgatitemi për një valë të dytë”, – tha Rama i frikësuar mesa duket nga një artikull rreth gripit spanjoll.

“Po lexoja një artikull interesant për gripin në Spanjë, dhe vala e dytë ishte… do zoti mos na sjell para kësaj sprove por megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, – u shpreh kryeministri Rama.